A pengon kremi mbrojtës ndaj diellit në formimin e vitaminës D?

Pse ka njerëz që besojnë se po? Rrezet UVB startojnë procesin e formimit të vitaminës D në lëkurë, kështy që përdorimi i kremit me SPF 30 që bllokon 97% të rrezeve UVB të diellit, i bën njerëzit të besojnë se ata gjithashtu janë duke frenuar aftësinë e trupit për vitaminë D.

Sidoqoftë, kërkimet tregojnë se përdorimi normal i kremit të plazhit nuk lidhet aspak me mungesën e vitaminës D.
Dy fakte të rëndësishme janë që edhe pse e dinë rrezikun, këta njerëz kurrë nuk venë mjaftueshëm krem si dhe gjithashtu duhet të dinë se në cdo lloj rrethane trupit tonë i duhen vetëm 15 minuta për të arritur vlerat e nevojshme të vitaminës D dhe më pas prodhimi i saj ndalon për të parandaluar arritjen e niveleve toksike.

Ruajtja e lekures nga dielli SPF krem mbrojtes!

Nëse ju keni probleme me nivelin e ulët të vitaminës D atëherë me shumë mundësi problemi do të qëndrojë më shumë në ushqyerjen tuaj, keshtu që do të ishtë mirë të realizonit një konsultë tek mjeku i familjes për të marrë informacione në lidhje me ushqimet që janë të pasura me vitaminë D, gjithashtu mund të merrni dhe suplement të vitaminës D.