trajtime-te-trupit1

Trajtime të Trupit

Trajtime kirurgjikale

Zhmadhim i gjoksit

Kjo proçedurë realizohet nëpërmjet anestezisë gjenerale. Me anë të kësaj ndërhyrjeje, ne kryejmë një rimodelim, zmadhim sipas anatomisë së çdo pacienti. Për shekuj, gjoksi është arma më e fortë e çdo femre duke marrë rolin, si tipar dominant në fizionominë e saj. Zmadhimi bëhet nëpërmjet protezave prej silikoni. Prerjet bëhen anatomikisht ose poshtë, ose në zonen e kokës së gjoksit, në mënyrë që të fshihen sa më mirë.

Zvogëlim i gjoksit

Është një proçedurë  që kombinon nevojën estetike për tu dukur mirë, me funksionalitetin në jetën e një pacienteje. Ekzistojnë teknika të ndryshme operatore dhe zgjidhet përherë ajo adekuate për rastin në fjalë. Zvogelimi i gjoksit ka impakt të lartë për përmiresimin e jetës së pacientëve.

Ngritje e gjoksit

Ngritja e gjoksit ose siç njihet ndryshe (mastopexy) është një proçedurë kirurgjikale, që kryhet në kirurgji plastike për të ndryshuar formën e gjinjve. Në këtë ndërhyrje lekura e tepert hiqet dhe indi mamarian ripozicionohet për të ngritur gjoksin. Zakonisht pacientet që zgjedhin këtë ndërhyrje kanë gjoks të varur, dhe areolat janë të keqpozicionuara. Kjo ndërhyrje rrit vetbesimit dhe vetëvlerësimin.

Abdominoplasty

Është operacion i rimodelimit të barkut. Kjo ndërhyrje kryhet për ta bërë barkun më të fortë dhe më të tendosur. Kirurgjia përfshin heqjen e lekurës së tepërt dhe dhjamit nga barku, duke ngushtuar muskujt e murit abdominal. Kjo lloj kirurgjie preferohet nga paciente që kanë përsuar humbje drastike në peshë ose kan pasur shtatëzani me prishje të strukturave në bark.

Liposution

Është një proçedurë kirurgjikale që realizohet me anë të një aparature, që bën të mundur thithjen e dhjamit në zona të caktuara. Procedura kryhet me anestezi gjenerale. Shenjat që mbesin pas nderhyrjes janë shumë minimale, dhe zhduken me kalimin e kohës.

Zhmadhim i Vitheve

Kjo nderhyrje bën të mundur rimodelimin e vitheve me anë të protezave të silikonit ose me dhjamin e vetë pacientit. Bëhet me anestezi gjenerale. Prerja  bëhet në zonën perianale. Kujdesi post-operator në këtë nderhyrje është shumë i rëndësishëm.

Heqje e lëkurës së tepërt pas dobësimit

Kjo nderhyrje kryhet për paciente që kanë pësuar një ndryshim drastik në humbjen e peshës. Keto paciente hasën me lekurë te varur në zonën e barkut, kofsheve, kraheve, kurrizit, dhe vitheve. Ndërhyrja kryhet me anestezi gjenerale dhe shërimi është i thjeshtë. Shenjat që mbeten pas kësaj ndërhyrjeje trajtohen me laser dhe kremra të ndryshëm në periudhën post operatore.

Vaginoplasty

Syndactyly

Polydactyly

Trajtime miniinvasive

Peeling të zonave intime

Botox për djersitjen e tepërt

Mesoterapi për celulitin dhe shkrirje e dhjamit të lokalizuar

Filler për vithet

Trajtime të shenjave

Laser të ndryshëm