Trajtime të Fytyrërs
Trajtime kirurgjikale
Rhinoplasty
Otoplasty
Otoplasty është operacioni i rimodelimit të veshëve. Kjo ndërhyrje bëhet me anestezi lokale dhe zgjat reth 35 minuta për secilin vesh. Pas ndërhyrjes pacienti do të mbajë fasho për 4 ditë dhe fasho llastiku për 2 javë të tjera. Dhimbjet janë minimale dhe shenjat shërohen shumë mirë në pjesën e pasme të veshit.
Facelift
Chin Reduction
Chin Augmentation
Neck Lift
Neck Lift është operacioni i heqjese së rrudhave të qafës. Operacioni kryhet me anestezi gjenerale dhe ngrihet komplet lëkura e varur dhe tendoset qafa siç duhet të jetë anatomikisht normal.
Eyebrow Lifting
Eyebrowlifting është operacioni i ngritjes së vetullave. Operacioni kryeht me anestezi lokale. Prerjet bëhen në kokë, në zonën e flokëve dhe ngrihen me fije te dyja vetullat në pozicionin e dëshiruar. Shërimi kërkon dy jave kohë impenjative me kapucin e duhur prej llastiku.
Blepharoplasty
Blepharoplasty është operacioni i kapakëve të sipërm të syve. Hiqet lekura e tepërt dhe sillet forma e syrit në formën e bishtit të delfinit. Prerjet bëhen në kapakun e sipërm në vendin ku paloset syri gjatë hapjes dhe mbylljes. Bëhet me anestezi lokale dhe shërimi shkon 5 ditë. Shenjat janë minimale.
Lower Blepharoplasty
Lower Blepharoplasty është operacioni i qeve të poshtme të syrit. Bëhet me anestezi gjenerale. Pastrohet dhjami i herniuar dhe ripozicionohet lëkura në vendin e duhur. Prerja bëhet në afërsi të qerpikëve të kapakeve të poshtëm.
Lipofilling
Lipofilling është mbushja me dhjam në zona të caktuara. Pasi e aspirojmë dhjamin në zonat që duam ta eleminojmë e përpunojmë dhe e injektojmë në mollëza, rrudha, buzë, vithe ose mjekër.
Scar Revision
Regullim i cikatriceve, shenjave, scareve post kirurgjikale. Bëhet Dermabrazion kirurgjikal ose rezeksion i plagës së mëparshme dhe qepje e bukur plastike.
Cleft Lip
Cleft lip është operacioni i rindërtimit të buzës në rastet e femijëve të lindur me patologji te “buzës së lepurit”.
Trajtime miniinvasive
Peeling
Botox
PRP (Plazem)
Mesoterapi
Microneedling
Fillers
Shkrirje te dhjamit ne gushë
Është një proçedurë miniinvazive, e cila realizohet me anë të injektimit, të solucioneve lipolitike. Këto solucione pasi uzurpojnë qelizat dhjamore, i shkatërrojnë ato. Fillimisht pas këtij trajtimi vihet re një enjtje në zonën e injektuar dhe fortësim i indeve. Më pas gradualisht këto qeliza dhjamore eleminohen nëpermjet vet organizmit duke na dhënë rezultate fantastike.