Cilat ushqime hidratuese duhet të konsumojmë për lëkurën e thatë?

Lëkura e thatë dhe e plasaritur është një shqetësim i madh për shumë njerëz, veçanërisht në dimër. Ndërsa hidratuesit, vajrat dhe kremërat janë tepër efikas për përdorim të përditshëm, trajtimi i lëkurës nga brenda mund të ndihmojë për të rifituar hidratimin e lëkurës tuaj.

Vitamina C ndihmon rritjen e hidratimit të lëkurës duke ndihmuar në parandalimin e rrudhave. Ushqimet e pasura me vitaminë C përfshijnë: brokoli, lakër brukseli, lulelakër, ananas, kivi, portokall dhe avokado.

Vitamina E mbron lëkurën nga radikalet e lira, të cilat mund të çojnë në shenjat e hershme të plakjes. Bajame, fara luledielli, spinaqi, avocado, trofta, arra, patate të ëmbla dhe vaj ulliri janë disa prej ushqimeve të pasura me vitaminë E.

Beta-Karoten punon për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet nga rrezet UV. Disa ushqime të pasura me beta-karoten janë patate të ëmbla, karrota, spinaq, kungull, speca të kuqe, bizele dhe brokoli.

Yndyrna të shëndetshme ndihmojnë për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe elastike. Avokadot janë një nga ushqimet më të mira që përmbajnë yndyrna të shëndetshme së bashku me djathin, vaj ulliri ekstra të virgjër, peshk, vezët, fara chia dhe çokollata e zezë.

Acidet yndyrore Omega-3 mund të bëjnë mrekullira në lëkurë. Ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3 përfshijnë:  fruta deti, salmon i egër, fara chia, arra, sardelet, soje dhe vaj ulliri.

Zinku mund të ndihmojë në krijimin e qelizave të reja të lëkurës. Fruta deti, çokollata e zezë, midhje, qengji, gruri, farat e kungullit dhe spinaqi janë të gjitha të pasura me zink.

Kaliumi lufton kundër një tjetër elementi që mund të thajë lëkurën tuaj: natriumi. Banane, patate të ëmbla, spinaq, shalqi, avokado, arra, kos, çokollatë e zezë, supë me domate dhe kungull janë disa nga ushqimet e shumta që janë të pasura me kalium.

Ushqimet e pasura me antioksidantë kanë përfitime të shumta, por ato mbrojnë në mënyrë specifike lëkurën nga radikalet e lira. Çokollata e zezë, manaferra, boronica, arra, spinaqi, luleshtrydhja dhe artichoka janë të gjithë pjesëtarë në familjen e pasur me antioksidantë.